Eurointegrime, Filipçe: Mickoski po mban vendin peng

11.07.2026 15:46

Kreu i LSDM-së opozitare Venko Filipçe sërish ka akuzuar kryeministrin Mickoski për ngecje në procesin eurointegrues....

Kreu i LSDM-së opozitare Venko Filipçe sërish ka akuzuar kryeministrin Mickoski për ngecje në procesin eurointegrues. Sipas këtij të fundit gjatë ditës së djeshme erdhi vërtetimi nga BE-ja, se RMV nuk është pjesë e axhendës europiane dhe nuk bënë pjesë në mesin e katër shteteve të cilat fuqishëm po hapërojnë drejt integrimit europiane siq është Ukraina, Molldavia, Shqipërija dhe Mali i Zi, me të cilat BE me datë 14 do ti përmbyllë disa nga kapitujt.  

“Është e qartë se jemi pengje, i pa fuqisë politike të Kryeministrit Mickovski që të përballet me këtë çështje shumë të rëndësishme për ardhmërinë e vendit tonë. Mickovski po tregon se nuk ka kapacitet për të ndërtuar strategji shtetërore që të jemi pjesë e BE-së. Maqedonia po mbetet nën ndikimin e shteteve tjera të cilat nuk kanë interes që vendi të integrohet në BE. Por jo vetëm kaq, ne po humbim shumë mjete të cilat vinë nga BE, dhe nuk po shfrytëzojmë rastin, kur BE ka hapur dyert për vendet anëtare si asnjëherë më pare.”, u shpreh lideri i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
Mickoski: Ndryshimi i kushtetutës s’është reformë
 
Por, këtyre akuzave i është kundërpërgjigjur vet Kryeministri Mickovski, I cili mes tjerash ka theksuar se përderisa ai do të jetë në pozitën e Kryeministrit dora e tij nuk do të nënshkruan marrëveshje të kapitullimit, siç kishte bërë asaj kohe LSDM, dhe se pikërisht opozita e tanishme sipas Mickovskit është fajtori kryesorë që e ka future vendin në këtë rrugë.
 
“Opozita është ajo e cila e ka sjellë vendin në këtë gjendje në të cilën jemi tani, duke pranuar një marrëveshje e cila është totalishtë asimetrik krahasur me interesat nacionale të qytetarëve dhe të vendit. Unë ndjej përgjegjësi vetëm para qytetarëve, ndërsa qytetarët janë për politikat të cilat i udhëheq VMRO-DPMNE-ja. Ne në raportin e progresit në dhjetor treguam se jemi vendi I parë që I realizojmë reformat, dhe këtë do ta shihni edhe në raportin e muajit Qershor. Për mua ndryshim të kushtetutës, dhe pranim të asaj që ka pranuar Qeveria e kaluar nuk është reformë, dhe qytetarët presin nga udhëheqësia e shtetit që t’i mbron interesat nacionale dhe shtetërore të vendit, dhe në këtë po e bëjmë.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
 
Mickovski po ashtu theksoi se kapitullimi i cili i është bërë vendit nga Qeveria e kaluar, dhe pozitat e dobëta politike që kanë gjetur nga lëshimet e Qeverisë së kaluar, e kanë dobësuar në masë të madhe pozicionin e vendit tonë në bisedimet të cilat bëhen edhe me shtetet fqinjë, por edhe më institucionet ndërkombëtare.
 
FITIM KRYEZIU