Basketbollistët u mundën nga Irlanda
11.07.2026 16:20
Përfaqësueset e shpresave të vendit në hendboll, basketboll dhe ato të mundjes sot dolën në arenat ndërkombëtare...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në basketboll për meshkuj U20, ka pësuar disfatën e parë në evropianit të divizionit “B” që po zhvillohet në Sllovaki. Këta me 69:56 u mundën nga Irlanda. Shpresat e basketbollit vendor në asnjë moment nuk e panë vetën në avantazh, ndërsa në çerekun e tretë ia dolën të shënojnë vetëm 5 pikë e pranuar 17 sosh. Kështu fitorja e djeshme ndaj vendit organizator nuk u materializua dhe tani në dy ndeshjet e radhës me Suedinë dhe Azerbajxhanin, do duhet të kërkohet renditja në dy pozitat e para të grupit “A”, që sigurojë një vend në çerekfinale.
Mundësit vendor sipas mundësive të tyre
Pes mundës të tjerë dolën sot në dyshemen e kryqendrës sonë ku po zhvillohet kampionati evropian në mundje për të rinjë (U20) dhe në po aq lufta të zhvilluara u shënua vetëm një fitore dhe pati katër humbje. Omer Memedi tiumfoi në kateroginë 92 kg., edhe atë ndaj ukrainasit Yehar Horkh. Nga mundësit e tjerë që dolën në dysheme vetëm Sufjan Sinani në katergorinë 61 kg.,ia doli të fitojë pikë në humbjen e tij 5:2 nga turku Emin Kopall. Ndërsa gjat ditës së djeshme i vetmi që kishte fituar dhe kishte shpresa se do paraqitej në repasazh ishte Ilija Atanasov në kategorinë 97 kg., megjithatë rusi Tambiev, nuk ia doli të shkontenë finale dhe kështu mundësi vendor humbi rastin për paraqitjen e sërishme në dysheme. (Gazetar: Safet Ademi)
