Seville fitues në 100 metra në Monako, Keniani Wanyonyi thyen rekordin 27-vjeçar

11.07.2026 16:23

Mitingu i Diamond League në Monako u karakterizua nga një rekord i ri botëror...

Keniani Emmanuel Wanyonyi vendosi rekord të ri botëror në garën jo-olimpike të 1000 metrave gjatë mitingut të Diamond League në Monako. Ëanyonyi, kampion olimpik dhe botëror në 800 metra, e përfundoi garën me kohën 2:11.83, duke thyer rekordin e bashkëkombësit Noah Ngeny, i cili në vitin 1999 në Rieti të Italisë kishte vrapuar këtë distancë për 2:11.96.
 
Në garën e 100 metrave në Diamond League të Monakos fitoi sprinteri 25-vjeçar nga Xhamajka, Oblique Seville, me kohën 9.88 sekonda. Kampioni botëror i vitit të kaluar triumfoi para amerikanit Jordan Anthony, i cili regjistroi kohën 9.92 sekonda, ndërsa vendi i tretë i takoi kamerunasit Emmanuel Eseme me kohën e saktë 10.00 sekonda.
 
Në konkurrencën e femrave, në garën e 200 metrave fitoi 25-vjeçarja Julien Alfred nga Shën Luçia, kampione olimpike në 100 metra në Paris dhe medaliste e argjendtë në 200 metra. Ajo triumfoi me kohën 21.51 sekonda. E dyta u rendit Adaejah Hodge nga Ishujt e Virgjër Britanikë me kohën 21.76, ndërsa e treta ishte amerikania Gabrielle Thomas me 21.84 sekonda. (Gazetar: Safet Ademi)