Maqedoni
Kanalizimi në Kërçovë, VLEN: Në xhepat e kujt përfunduan fondet e BE-së?
11.07.2026 16:32
VLEN kërkon që Prokuroria Publike dhe të gjitha institucionet kompetente që të hapin menjëherë hetim për ndërtimin e kanalizimit në Kërcovë...

VLEN kërkon që Prokuroria Publike dhe të gjitha institucionet kompetente që të hapin menjëherë hetim për ndërtimin e kanalizimit në Kërcovë, për të verifikuar se si janë shpenzuar fondet për këtë projekt dhe të zbulojnë se kush mban përgjegjësi.
Kërkesa e VLEN-it vjen pas deklaratës së ambasadorit të Bashkimit Evropian në vend, Michalis Rokas, se sipas evidencave të Zyrës së BE-së në Shkup projekti i kanalizimit nga Zajazi deri në Kërçovë figuron si i përfunduar në vitin 2024, ndërsa në terren ai nuk është funksional.
“Nëse Bashkimi Evropian e ka evidentuar projektin si të përfunduar, ndërsa ai nuk ekziston në realitet, atëherë BDI ka detyrimin t'u përgjigjet qytetarëve: Kush i mori përgjegjësitë për realizimin e këtij projekti? Pse nuk u përfundua projekti brenda afatit të paraparë? Ku përfunduan fondet e ndara nga Bashkimi Evropian? Kush përfitoi nga një projekt që në letra figuron i realizuar, ndërsa qytetarët nuk kanë asgjë?”, – thuhet në kumtesën e VLEN-it.
