Maqedoni
Zjarr në terren të vështirë për qasje në Vallandovë
11.07.2026 19:00
Pasditen e sotme shpërtheu një zjarr në një terren të vështirë për qasje në Vallandovë...

Pasditen e sotme shpërtheu një zjarr në një terren të vështirë për qasje në Vallandovë, pranë lokalitetit Pirin Çeshma. Ekipet e zjarrfikësve e kanë vënë zjarrin nën kontroll, por problem mbetet fakti se mekanizimi nuk mund të ndërhyjë në këtë zonë.
Komuna dyshon se zjarri është shkaktuar qëllimisht nga një person që e njeh mirë terrenin dhe zgjedh lokacione ku ekipet e zjarrfikësve e kanë më të vështirë të intervenojnë.
Autoritetet paralajmërojnë se veprime të tilla dënohen me ligj dhe paraqesin rrezik serioz për jetën, pronën dhe mjedisin.
