Maqedoni
Parashikimi i motit
12.07.2026 11:20
Mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite shi dhe bubullima...

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Pasdite priten kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa vende herë pas here e përforcuar. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë nga perëndimi, ndërsa në pjesët lindore nga veriperëndimi.
Temperatura maksimale do të lëvizë nga 28 deri në 36 gradë Celsius.
Në Shkup, paradite do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për mot të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, erë të përforcuar dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.
