Hendboll, të rinjtë do të luajnë për renditje
12.07.2026 11:50
Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për të rinj deri në 20 vjeç me tre humbje e përfundoi fazën e grupeve në Kampionatin Evropian

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për të rinj deri në 20 vjeç me tre humbje e përfundoi fazën e grupeve në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Rumani. Pas disfatave ndaj Kroacisë dhe Norvegjisë, humbjen e tretë ua shkaktoi Danimarka, duke bërë që Maqedonia ta mbyllë fazën e grupeve në vendin e fundit pa asnjë pikë të fituar. Nga të gjitha përfaqësueset që nuk arritën të fitojnë pikë, Maqedonia ka golavarazhin e tretë më të dobët, me minus 24 gola.
Tashmë Maqedonia do të luajë për renditjen nga vendi i 13-të deri në të 24-in, me synimin kryesor që të shmangë vendin e fundit, i cili nënkupton rënien nga elita dhe një hap të madh prapa. Në fazën e ndeshjeve për renditje, Maqedonia është pjesë e Grupit 2 dhe të hënën, nga ora 11:30, do të përballet me Austrinë, e cila në këtë fazë hyn me dy pikë. Në këtë grup janë edhe Norvegjia, që gjithashtu ka dy pikë, si dhe Letonia, e cila nuk ka asnjë pikë dhe ka golavarazh më të dobët se Maqedonia. (Gazetar: Safet Ademi)
