Mundje, Maqedonia pa medalje në Kampionatin Evropian

12.07.2026 11:53

Mundësit e rinj të Maqedonisë, e përfunduan paraqitjen në Kampionatin Evropian për të rinj deri në 20 vjeç...

Mundësit e rinj të Maqedonisë, e përfunduan paraqitjen në Kampionatin Evropian për të rinj deri në 20 vjeç, që sot përfundon në Shkup, pa mundësi për repesazh, pasi asnjëri prej kundërshtarëve të tyre nuk arriti të sigurojë një vend në finale. Më të suksesshmit nga ekipi maqedonas ishin Ilija Atanasov, Muhamed Veseli dhe Omer Memedi, të cilët regjistruan nga një fitore në kampionat. 
 
Në kategorinë deri në 97 kilogramë, Ilija Atanasov e mposhti bindshëm hungarezin Robert Balint Erdelyi me rezultat 10:0, por në ndeshjen pasuese u mund nga rusi Shamil Tambiev me 0:10. 
 
Muhamed Veseli, në kategorinë deri në 74 kilogramë, e nisi garën me fitore 9:4 ndaj polakut Garcjan Jakub Matjashek, por më pas u mund nga francezi Abdullah Nakaev me 0:10.
 
Fitore arriti edhe Omer Memedi në kategorinë deri në 92 kilogramë, pasi e mposhti ukrainasin Jehor Horoh me rezultat 3:0, ndërsa më pas u eliminua nga rumuni Darius Andrian Sas me 0:10. 
 
Meqenëse kundërshtarët e tyre nuk arritën të kualifikoheshin në finale, mundësit e vendit mbetën pa mundësinë për të garuar në repesazh për një renditje më të mirë ose për medalje. (Gazetar: Safet Ademi)