UFC, rikthimi i McGregorit u shndërrua në katastrofë
12.07.2026 11:57
Conor McGregor është rikthyer në oktagon pas katër vjetësh, por përballja e tij ndaj Max Hollowayt në UFC 329 zgjati vetëm 69 sekonda...

Rikthimi i Conor McGregorit në UFC pas pesë vitesh mungesë përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme. Pasi përballja e tij ndaj Max Holloëayt në UFC 329 zgjati vetëm 69 sekonda. Irlandezi 37-vjeçar u lëndua që në lëvizjen e parë të luftës.
Gjyqtari Mike Beltran e ndërpreu përballjen pasi McGregori u duk i paqëndrueshëm në këmbë. Kjo ishte paraqitja e parë e McGregorit në UFC, serinë më të madhe dhe më të famshme të Arteve Marciale të Përziera (MMA), që nga viti 2021, kur humbi ndaj Dustin Poirier dhe pësoi thyerje të këmbës.
Humbja ndaj Hollowayt ishte e shtata në karrierën e tij dhe e katërta në pesë meçet e fundit, ndërsa që nga viti 2016 ai ka regjistruar vetëm një fitore. (Gazetar: Safet Ademi)
