Tenis, Noskova shkruan historinë në Wimbledon
12.07.2026 11:58
Linda Noskova është kampionia e re e Wimbledonit në konkurrencën e femrave....

Linda Noskova është kampionia e re e Wimbledonit në konkurrencën e femrave. Tenistja 21-vjeçare triumfoi në finale ndaj Karolina Muchovës me rezultatin 2:1 në sete (6:2, 5:7, 6:3), duke fituar për herë të parë titullin në Wimbledon. Noskova është fituesja më e re e Wimbledonit që nga Petra Kvitova në vitin 2011.
Si tenistja e tretë çeke që fiton Wimbledonin në katër vitet e fundit, Noskova do të ngjitet të hënën në vendin e shtatë të renditjes botërore WTA, që është edhe pozicioni më i mirë në karrierën e saj. Për Karolina Muchovën kjo ishte finalja e dytë në një turne Grand Slam. Herën e parë ajo luajti për trofe në Roland Garros në vitin 2023, kur u mposht nga polakja Iga Świątek. (Gazetar: Safet Ademi)
