Maqedoni
Gjykata Kushtetuese i reagon politikës: Mos na përdorni për politikë ditore
12.07.2026 14:59
Gjykata Kushtetuese kritikon ashpër përpjekjet për partizim dhe politizim...

Gjykata Kushtetuese kritikon ashpër përpjekjet për partizim dhe politizim të rëndë që parti të caktuara politike po përpiqen të imponojnë këto ditë me qëllim rritjen e dukshmërisë së tyre në hapësirën politike, duke përdorur punën, vendimet dhe aktivitetet ndërkombëtare të Gjykatës. Por jo vetëm kaq Gjykata Kushtetuese ka qenë cak i akuzave i shumë subjekteve politike për zhvillimet e fundit rreth ndryshimit të emrave të rrugëve edhe në Tetovë.
“Gjykata u bën thirrje faktorëve politikë të demonstrojnë një kulturë më të madhe kushtetuese dhe politike dhe të punojnë në interes të shtetit dhe qytetarëve, dhe të mos lejojnë që dallimet politike dhe konfrontimet partiake të zhvillohen në kurriz të sundimit të ligjit dhe institucioneve që janë më të thirrura për të mbrojtur rendin kushtetues. Prandaj, kualifikimet nga disa faktorë politikë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë "kushtetuese" ose "të paligjshme" janë të palejueshme dhe absurde.”, – thuhet në reagimin e Gjykatës Kushtetuese.
Specifikisht, Gjykata ka hedhur poshtë akuzat dhe pretendimet e LSDM-së opozitare se gjoja Gjykata Kushtetuese ka tjetër qasje ndaj vendimeve që merr Këshilli i Komunës së Çairit sa i përket ndryshimit të emrave të rrugëve.
“Sidomos dëshirojmë të theksojmë se për Gjykatën nuk ka asnjë rëndësi për emrat e rrugëve, shkollave, objekteve të infrastrukturës, etj.. Këto janë vendime politike që ne nuk i vlerësojmë, por ajo që është e rëndësishme për Gjykatën dhe për qytetarët është nëse këto vendime janë marrë në një procedurë të përcaktuar me ligj. Provë e një pune të tillë objektive dhe të pavarur të Gjykatës Kushtetuese, bazuar ekskluzivisht në vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së rregulloreve të miratuara nga të gjitha autoritetet në vend, janë vendimet mbi ligjshmërinë e procedurës për riemërtimin e rrugëve në Çair.”, – thuhet në reagimin e Gjykatës.
Gjykata në fund u bënë thirrje të gjithë aktorëve politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje në komunikimin publik dhe të përmbahen nga përhapja e gënjeshtrave dhe manipulimeve në kurriz të institucionit të vetëm që është mbrojtës i Kushtetutës dhe i rendit kushtetues dhe ligjor të shtetit.
FITIM KRYEZIU
