Maqedoni
Protesta e BDI-së për vendimin e GjK-së, VLEN: BDI protestoi për privilegjet e humbura
12.07.2026 15:29
Protesta e dytë e BDI-së për emrat e rrugëve dhe shesheve në Tetovë sipas VLEN-it nuk ishte protestë e qytetarëve...

Protesta e dytë e BDI-së për emrat e rrugëve dhe shesheve në Tetovë sipas VLEN-it nuk ishte protestë e qytetarëve, por një manifestim i frikës së një partie që po e sheh se po i mbaron koha politike.
“Për më shumë se dy dekada, BDI kishte në dorë pushtetin lokal dhe qendror. Sot në vend që të kërkojë falje për premtimet e pambajtura dhe problemet që i la pas, del në rrugë duke u përpjekur të paraqitet si viktimë. Qytetarët nuk harrojnë se kush qeverisi me Tetovën për vite me radhë. Pretendimet për kinse pengimin e protestës janë edhe një përpjekje për të mbuluar realitetin; BDI nuk arrin më të mobilizojë qytetarët si dikur dhe kërkon alibi për dështimin e saj politik.”, – thuhet në kumtesën e VLEN-it.
Partia shqiptare në pushtet zotohet që çështja e emrave të rrugëve në Tetovë do të zgjidhet në mënyrë ligjore, institucionale dhe në interes të qytetarëve.
