Rajon
Parlamenti Evropian me mesazh për Serbinë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën
12.07.2026 16:39
Parlamenti Evropian me mesazh për Serbinë...

Parlamenti Evropian me mesazh për Serbinë. Kërkon nga Beogradi zyrtar normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, duke theksuar se përparimi i saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian varet nga reformat në sundimin e ligjit dhe respektimi i standardeve demokratike.
“Serbia duhet të tregojë angazhim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Përparimi drejt anëtarësimit në BE është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe forcimit të standardeve demokratike. Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Për zgjidhjen e krizës politike nevojiten zgjedhje të lira dhe të ndershme.”, shkruan në X Parlamenti Evropian.
