Maqedoni
Mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare
13.07.2026 08:48
Sot moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare.

Sot moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar, kryesisht nga veriu.
Gjatë ditës pritet mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, me intervale të përforcuara nga drejtimi verior. Përgjatë luginës së Vardarit, shpejtësia e erës do të arrijë deri në 50 km/orë.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 11 deri në 18 gradë, ndërsa ato ditore nga 24 deri në 34 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare, i shoqëruar me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë rreth 30 gradë Celsius.
