Maqedoni
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të thata
13.07.2026 09:52
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i shtuar....

Qarkullimi në rrugën magjistrale A4 Strumicë – Radovish, pranë fshatit Vladevci, është ndërprerë në të dy drejtimet për shkak të një aksidenti trafiku.
Në pjesën tjetër të rrugëve shtetërore, trafiku zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë kryesisht të thata.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i shtuar. Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur, respektim të sinjalistikës rrugore dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka lumenjsh dhe kanione, ku ekziston mundësia e shembjeve të gurëve. Kjo vlen sidomos për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
