Botë
Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin dhunë dhe vdekje
13.07.2026 12:21
Papa Leo XIV ka reaguar për përshkallëzimin e ri të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit...

Papa Leo XIV ka reaguar për përshkallëzimin e ri të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke shprehur shqetësimin e tij për pasojat e konflikteve në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe rajone të tjera të botës.
Në një postim në platformën X, Papa paralajmëroi se “erërat e luftës” vijojnë të “mbjellin dhunë, terror dhe vdekje”, ndërsa sulmet e reja kanë rritur frikën për një zgjerim të mëtejshëm të konfliktit.
Papa Leo XIV u bëri thirrje palëve të përfshira që të ndjekin rrugën e dialogut, takimit dhe diplomacisë, duke shmangur veprimet që mund të sjellin përshkallëzim dhe më shumë viktima.
“Rinovoj shpresën time se do të vazhdojmë në rrugën e dialogut, takimit dhe diplomacisë”, shkroi ai, duke theksuar se kjo është e vetmja rrugë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.
Sipas kreut të Kishës Katolike, një paqe e tillë mund të arrihet vetëm përmes pajtimit, sigurisë së ndërsjellë dhe respektit për dinjitetin njerëzor të çdo personi.
