Bangkok, 27 të vdekur nga zjarri në një lokal nate
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një bar-restorant në Bangkok...

Së paku 27 persona humbën jetën nga një zjarr që përfshiu një lokal nate në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, tha të hënën kryeministri Anutin Charnvirakul, pasi vizitoi vendin e ngjarjes.
Zjarri shpërtheu të dielën vonë në distriktin verior Ladprao të Bangkokut. Sipas gazetës Bangkok Post, po ashtu 63 persona u lënduan prej tyre 22 në gjendje të rëndë. Pamjet televizive treguan flakët duke përfshirë lokalin, ndërsa zjarrfikësit arritën t’i vinin nën kontroll pas rreth 45 minutash. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende.
Guvernatori i Bangkokut, Sittipunt, tha se hetuesit po shqyrtojnë nëse daljet emergjente kanë qenë të bllokuara dhe nëse lokali i kishte përmbushur standardet e sigurisë kundër zjarrit. Sipas tij, zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të materialeve të përdorura në tavan dhe dekor. Besohet se edhe tymi toksik ndikoi në numrin e lartë të viktimave.
