Gruevski: Dëmshpërblimi filloi, bujqit ti sigurojnë të mbjellat

13.06.2015 18:31

Qeveria për të gjithë qytetarët në vend të cilët pësuan dëme nga përmbytjet pranverore siguroi 22 milionë euro...

Prej tyre 12 milionë euro do të ndahen për dëmshpërblimin e pronave, derisa dhjetë milionë do të investohen për rregullim infrastrukturor, ndërtimin dhe rikonstruimin e objekteve, rrugëve dhe urave të cilat u dëmtuan gjatë përmbytjeve.

Këtë e theksoi kryeministri Nikolla Gruevski i cili paradite i vizitoi komunat Manastir dhe Novac. Ai tha se në ditët dhe javët në vijim, siç paralajmëroi, do të dëmshpërblehen edhe qytetarët e tjerë, në komunat e tjera të vendit.

"Atë që në prill e premtova filloi me realizimin e 100 për qind të dëmshpërblimit të qytetarëve të dëmtuar nga përmbytjet pranverore. Sipas kësaj, e premtuara tashmë filloi të realizohet. Në këtë rast dua të theksoj një punë shumë të rëndësishme, se është shumë me rëndësi të gjithë bujqit ta bëjnë shprehi sigurimin e hapësirave bujqësore dhe të mbjellave", porositi Gruevski.