Maqedoni

Këshilli Drejtues i RTVM-së: Xhulian Shabani, zëvendësdrejtor i ri i servisit publik

13.07.2026 14:55

Këshilli Drejtues i RTVM-së ka zgjedhur sot Xhulian Shabanin zëvendësdrejtor të Radio Televizionit të Maqedonisë....

Këshilli Drejtues i RTVM-së ka zgjedhur sot Xhulian Shabanin zëvendësdrejtor të Radio Televizionit të Maqedonisë. 
 
Shabani u zgjodh në këtë post bazuar në programin e ofruar, në mesin e 8 kandidatëve të paraqitur në konkurs. Xhulian Shabani ka 20 vite përvojë profesionale në fushën e medias, televizionit, komunikimit dhe menaxhimit, duke punuar në disa media të vend, përfshi servisin publik, ku ka ushtruar funksione në regji televizive, produksion, menaxhim dhe komunikim. Ai ka udhëhequr edhe kompani dhe projekte në fushën e marketingut, produksionit audiovizual dhe komunikimit strategjik, duke bashkëpunuar me institucione publike, kompani private dhe partnerë ndërkombëtarë. Shabani ka përfunduar Fakultetin e Administratës dhe Menaxhmentit, si dhe magjistraturën në Komunikim Ndërkombëtar.
 
Zëvendësdrejtori i porsazgjedhur i RTVM-së, Xhulian Shabani, vjen në këtë post, i cili prej vitit 2021 kishte mbetur i zbrazët, për shkak të moskompletimit të Këshillit Drejtues.