Kumanovë : Vdes edhe i aksidentuari i katërt (VIDEO)
Dje pasdite ka ndërruar jetë edhe Zijadin Isufi, i aksidentuari i katërt, në aksidentitn e 9 qershorit në Kumanovë...

Varrimi i të ndjerit u bë sot në praninë e familjarëve, shokëve të shkollës dhe qytetarëve të shumtë.
Të fundit nga Zijadini u ndanë kujdestari i klasës Musa Rexhepi dhe shoqja e klasës Farije Bajrami , kurse në emër të familjes për pjesmarrije në varrim u falenderua babai i Zijadinit, Rexhep Isufi.
Të përkujtojmë se katër të rinjët , Valon Maksuti, Egzon Shabani, Isuf Hasani dhe Zijadin Isufi, të gjithë nxënës të vitit të tretë të Gjimnazit “ Sami Frashëri “ , pësuan në një aksident të rëntë tek autostrada pranë objektit të USHT në Kumanovë, ditën e martë më 9 qershor. (Nexhati Aqifi, TVM2)
Për më tepër ndiqeni video materialin në vijim: http://al.play.mrt.com.mk/play/65728/kumanove-vdes-edhe-i-aksidentuari-i...
