Shpërthime të reja në Bandar Abbas, aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore

13.07.2026 22:15

Shpërthime të reja janë raportuar në rajonin lindor të Bandar Abbas...

Shpërthime të reja janë raportuar në rajonin lindor të Bandar Abbas në Iran, njofton agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Sipas raportimeve paraprake, shkaku i shpërthimeve ende nuk është bërë i ditur. Ndërkohë, agjencia iraniane e lajmeve Tasnim ka raportuar se sistemet e mbrojtjes ajrore në zonë janë aktivizuar.

Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi natyrën e shpërthimeve apo objektivat e mundshme, ndërsa situata vijon të monitorohet.