Maqedoni
Parashikimi i motit
14.07.2026 09:00
Me diell dhe ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale

Sot moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit dhe në pjesët lindore herë pas here do të ketë erë të përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 11 deri në 21 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 30 deri në 36 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
