Maqedoni

“Super e Marta” për vendet kandidate

14.07.2026 09:30

“Super e Marta”, kështu Brukseli e ka cilësuar ditën e sotme për vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian....

“Super e Marta”, kështu Brukseli e ka cilësuar ditën e sotme për vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në katër konferenca të mëdha ndërqeveritare, Mali i Zi dhe Shqipëria do të mbyllin tre kapituj kyç, ndërsa Ukraina dhe Moldavia do të hapin grupin e dytë nga gjithsej gjashtë grupet e kapitujve të reformave, që përfshijnë marrëdhëniet e jashtme dhe politikën e jashtme.
 
Maqedonia e Veriut nuk është përfshirë në këto plane për hapin e radhës. Siç theksoi komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, pas takimit me kryeministrin Hristijan Mickoski në Shkup, mbetet kushti që shteti të përfundojë ndryshimet kushtetuese, pas së cilës mund të përfshihet në kalendarin e Bashkimit Evropian për përparimin e mëtejshëm në negociata.