Maqedoni
Vendimi për rastin “KSHPK”
14.07.2026 09:49
Në Gjykatën Penale pritet të shpallet vendimi për ish-anëtaren e KSHPK-së...

Në Gjykatën Penale pritet të shpallet vendimi për ish-anëtaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska, e akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim.
Prokuroria ka kërkuar dënimin e saj, duke vlerësuar se gjatë procedurës janë provuar veprat penale për të cilat akuzohet.
Nga ana tjetër, mbrojtja ka kërkuar aktgjykim lirues, duke argumentuar se Prokuroria nuk ka arritur ta dëshmojë veprën penale që i vihet në barrë.
