Shqipëria i mban leksion futbolli Francës

13.06.2015 20:13

Pas asaj paraqitjeje të shkëlqyer në Rennes muaj më parë ndaj Francës ku barazoi 1-1, Shqipëria përsëriti një tjetër performancë fantastike në “Elbasan Arena” para tifozëve kuqezi, duke fituar miqësoren ndaj “gjelave te galit” me rezultatin 1-0...

Një perlë e Ergys Kaçes në minutë ne 43', vendosi fatin e ndeshjes, takim që në fakt u dominua dhe tregoi se ishte Shqipëria ekipi që donte dhe kërkonte më shumë këtë fitore.

Edhe njëherë kjo ndeshje tregoi formën e jashtëzakonshme të djemve të De Biasit, por që merita e madhe shkon pikërisht edhe për trajnerin italo-shqiptar. Per t’u shenuar eshte fakti, se ky eshte suksesi i pare ne histori per Shqiperine ndaj Frances edhe pse ne nje takim miqesor.