Maqedoni
Seancë e re për ish-gjyqtarin e Apelit, Gjoko Ristov
14.07.2026 10:10
Sot mbahet një seancë e re gjyqësore për ish-gjyqtarin e Apelit, Gjoko Ristov...

Sot mbahet një seancë e re gjyqësore për ish-gjyqtarin e Apelit, Gjoko Ristov, i akuzuar për përfitim të kundërligjshëm dhe fshehje të pasurisë, pasi në shtëpinë e prindërve të tij në Negotinë u gjetën 350 mijë euro të fshehura në një mur.
Sipas analizave forenzike, në mbështjellëset e parave janë gjetur gjurmë gishtash dhe materiale biologjike që i përkasin gjyqtarit të akuzuar.
Mbrojtja i kundërshtoi këto analiza, ndërsa Ristov deklaron se paratë nuk janë të tij dhe është deklaruar i pafajshëm.
