Ekonomi
Sot mbahet seanca e 74-të e Komisionit për Financim dhe Buxhet
14.07.2026 10:36
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit sot do ta mbajë seancën e 74-të...

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit sot do ta mbajë seancën e 74-të, në rendin e ditës të së cilës, ndër të tjera, është Propozim-llogaria përfundimtare e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025.
Në rend dite janë gjithashtu Raporti vjetor për auditimet e kryera dhe punën e Entit Shtetëror për Revizion për vitin 2025, Raporti vjetor për punën e Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve për vitin 2025, si dhe Raporti vjetor për gjendjen dhe zhvillimet në tregun e sigurimeve në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2025.
