Maqedoni

Fondi për Sigurim Shëndetësor, prezantohen të arriturat gjatë dy viteve të fundit

14.07.2026 14:00

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, informoi për funksionimin dyvjeçar të Fondit...

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, informoi për funksionimin dyvjeçar të Fondit, duke prezantuar reformat më të rëndësishme, projektet e zbatuara, përmirësimet në sistemin shëndetësor dhe rezultatet e arritura në interes të personave të siguruar. Sipas tij, ishin të siguruara 9.6  miliardë denarë për sistemin shëndetësor, ndërsa investimet më të mëdha janë bërë në kujdesin shëndetësor primar, është rritur pika e kapitacionit, janë sjellë programe të reja preventive, gjegjësisht të shëndetit mendor. Po ashtu është zgjeruar lista pozitive për 13 ilaçe të reja. Mes tyre ka antikuagulantë, për zemër dhe ilaçe onkologjike, për demencë dhe depresion.
 
“Sa i përket projekteve qeveritare për të cilat kemi marrë një angazhim, zbatimi ynë është 54 për qind, shumica e gjërave që rendita si listë pozitive dhe të ngjashme janë pjesë e programit qeveritar. Ajo që është duke u zhvilluar është receta elektronike ku finalizimi varet nga Ministria e Shëndetësisë dhe sigurimi shëndetësor për fëmijët deri në  18 vjeç që nuk kanë sigurim shëndetësor, pra fëmijët deri në 18 vjeç të kenë  sigurim shëndetësor, pavarësisht nëse prindërit e tyre janë të mbuluar nga sigurimi shëndetësor apo jo.”, - deklaroi Sasho Klekovski nga FSSh.
 
Sipas Klekovskit, periudhën në vijim duhet më tepër të punohet në rritjen e intervenimeve kardio-kirurgjike në shëndetësinë publike, si dhe  për pacientët në dializë, sepse 88 për qind e intervenimeve kryhen në qendrat private.  
 
VLORA LATIFI TOPOJANI