“Viking Row” përpara pallatit mbretëror, Norvegjia mirëpret heronjtë

14.07.2026 14:11

Më shumë se 90 mijë tifozë mbushën rrugët e Oslos në mbrëmjen e së hënës për t’i bërë pritje heronjsh futbollistëve të Norvegjisë....

Më shumë se 90 mijë tifozë mbushën rrugët e Oslos në mbrëmjen e së hënës për t’i bërë pritje heronjsh futbollistëve të Norvegjisë. Kështu pikëllimi i eliminimit nga Kupa e Botës u shndërrua në festë të madhe të Norvegjisë. Pasi zbarkuan në aeroport, lojtarët hipën në autobusin që i çoi në qytet për të festuar arritjen e tyre, dhe në sheshin përpara Pallatit Mbretëror, ishte koha për “Viking Row”-in tashmë të famshëm. 
 
Në krye të brohoritjeve dhe kanotazhit të ekipit dhe tifozëve ishte Princi i Kurorës Haakon, i cili udhëhoqi turmën duke i rënë daulles. Norvegjia kishte rrugëtim historik, ndërsa u ndal në çerekfinale nga Anglia. Anglezët fituan 2:1 pas vazhdimeve. Paraqitja në çerekfinale është vlerësuar sukses shumë i madh për Norvegjinë. (Gazetar: Safet Ademi)