Botërori 2026, plotë 16 trajner braktisën përfaqësueset

14.07.2026 14:11

Kampionati botëror 2026 që erdhi në fundin e tij, ka sjellur mjaft ndryshime në pankinat e ekipeve përfaqësuese....

Kampionati botëror 2026 që erdhi në fundin e tij, ka sjellur mjaft ndryshime në pankinat e ekipeve përfaqësuese. Pas shkarkimit të djeshëm të Zllatko Daliç nga pozita e trajnerit të përfaqësueses  kroate, numri i trajnerëve të shkakruar apo atyre që kanë dhënë dorëheqje ka arritur në 16-të.  I pari që mbeti pa punë gjat botërorit ishte trajneri i Tunizisë, Sabri Lamouchi.  Ai u shkarkua nga puna vetëm pas humbjes së thelllë 5:1 nga Suedia edhe atë në fazën e garave në grupe. Lamouchi, u bë trajneri i parë në historinë e botërorëve që u shkarkua vetëm pas një ndeshje të luajtur. 

Në mesin e atyre përfaqësueseve që  pas largimit nga botërori kanë ndërpre bashkëpunimin me trajnerët e tyre me shkarkim apo dorëheqje janë edhe përfaqësuesja e Kroacisë, Gjermanisë, Portugalisë, Holandës, Meksikës, Skocisë, Uruguait si dhe Koresë së Jugut. Vala e largimit të trajnerëve gjat këtij botërori edhe një herë dëshmon se garat e mëdha janë udhëkryqe të rëndësishëm  për ekipet përfaqësuese, pa marë paarsysh se çfarë rezultate bëjnë ato. (Gazetar: Safet Ademi)