Liga e Evropës dhe EHF European Cup, Gjorçe Petrovi, Vardari, Tikveshi njohin kundërshtarët
14.07.2026 14:13
Në raundit e parë të kësaj kupe në konkurencën e kampioni aktual i vendit Gjorçe Petrov, për kundërshtar në raundin e dytë Ligës së Evropës...

Skuadrar përfaqësuese të Maqedonis në konkurrencën e femrave dhe të meshkujve në Liga Europa si dhe EHF European Cup i mësuan kundërshtarët e tyre për sezonin e ri. Në raundit e parë të kësaj kupe në konkurencën e kampioni aktual i vendit Gjorçe Petrov, për kundërshtar në raundin e dytë Ligës së Evropës, morri skuadrën e Banjik Most të Çekisë. Ndeshja e parë do luhet me ¾ tetor dhe skuadra shkupjanë do jetë nikoqire. Ndërsa skuadra e Vardarit në EHF European Cup, do të përballet me ekipin italian Brixen. Skuadra “kuqezi” do ta nisë garën nga raundi i dytë, me ndeshjet e para që do të luhen më 3/4 tetor. Në këtë edicion të garës do të marrin pjesë gjithsej 54 klube nga e gjithë Evropa.
Në konkurencën e meshkujve skuadra e Tikveshit, do ta nisë garën nga raundi i parë. Ekipi nga Kavadari do të zhvillojë dy ndeshje ndaj Handball Esch nga Luksemburgu. Ndeshja e parë do luhet në fundjavën e 12/13 shtatorit. 19 fituesit e përgjithshëm do të avancojnë në raundin e dytë në tetor, kur në garë do të hyjnë edhe 45 ekipet e mbetura që e kanë kaluar raundin e parë. Në këtë garë marrin pjesë edhe kampioni në fuqi I kupës së EHF-it, Ohri, pastaj dy skuadrat shkupjanë Alkaloidi dhe Buteli. (Gazetar: Safet Ademi)
