Shkollat e mesme profesionale ofrojnë drejtime atraktive
Shkollat e mesme profesionale vecmë po ndërmarrin aktivitete të shumta për orientimin e nxënësve në këto shkolla...

Prezentime të shkollave bëhen në të gjitha qytetet me qëllim që nxënësit të njohtohen me benificionet nga përzgjedhja e arsimit profesional.
Këtë vit kemi profile tejet atraktive thonë përgjegësit e shkollave dhe mundësi dhe kushte bashkëkohore për relizim të punës praktike.Ata ftojnë nxënësit që të mos anashkalojnë paralelet me mësim në gjuhën shqipe per te vazhduar mesimin ne profilet e perzgjedhura.
“Semiamaturant nga enti statistikor janë 2598 ndërsa në kontiniutet vetem 1900 nxënës regjistrohen në paralele me mësim në gjuhën shqipe duke përfshirë 12 shkolla me mësim në gjuhën shqipe, mirëpo shkollat profesionale nuk arrinë të përmbushet as përgjysmë me nxënës” – tha Bilgin Hajredini, nd. drejtor në SH.M.SH. “Marija Kiri Skllodovska”.
“Mos të orientoheni vetëm në gjimnaze sepse keni vetëm një shansë të vayhdoni fakultetet kurse në shkollat tona profesionale keni dy zgjidhje por edhe mund të punësoheni flas për shkollën time që ka dy profile mekatronike dhe automekanik mund të punësohesh me shkollë katërvjecare” – deklaroi Vevait Alimi, profesor në SH.M.SH. “Boro Petrushevski”.
“Drejtimi i infermierisë tre paralele parashohim të regjistrohen, 1 paralele teknik farmacie , 1 teknik të dhëmbëve dhe një fizioterapeut” – u shpreh Sherif Selimi, nd. drejtor në SH.M.SH “Pançe Karagjozov”.
Sipas përgjegësve të shkollave të mesme profesionale nxënësit e këtyre shkollave kanë përparësi për punësim sepse për ta ka nevojë tregu i punës dhe diplomat e tyre janë valide në shumë vende të BE së. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)
