LSDM, ikja e Gruevskit nga pushteti është interes shtetëror
14.06.2015 13:58
Ndaj deklaratës së kryeministrit Nikolla Gruevski ka reaguar LSDM-ja...

Në kumtesën e kësaj partie thonë se Nikolla Gruevski i përballur me ikjen e tij nga pushteti dukshëm ka nevojë që ta sqaroj përgatitjen e tij që të jap gjithçka dhe të bëjë gjithçka për ta ruajtur karrigen e tij.
“Personalisht Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij, me sundimin kriminal dhe shkatërrimin e ekonomisë, demokracisë dhe perspektivës evropianë të vendit janë penguesit më të mëdhenj të ardhmërisë së Republikës së Maqedonisë. Për këtë arsye, largimi i Nikolla Gruevskit është interes shtetëror”, theksohet në kumtesën e LSDM-së.
