Maqedoni
Parashikimi i motit
15.07.2026 08:48
Me diell dhe vapë, temperaturat deri në 39 gradë...

Sot moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të motit jostabil, të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 10 deri në 21 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 32 deri në 39 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite, në disa pjesë të luginës, do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të motit jostabil me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Temperatura minimale do të zbresë në 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 37 gradë Celsius.
