Maqedoni
QMK: Një zjarr aktiv, gjashtë janë shuar
15.07.2026 09:09
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 9 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave 1 është ende aktiv, 2 janë vënë nën kontroll, ndërsa 6 janë shuar....

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 9 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave 1 është ende aktiv, 2 janë vënë nën kontroll, ndërsa 6 janë shuar. Zjarri në shpatet e malit Ograzhden është vënë nën kontroll.
Ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve nga Strumica, së bashku me vullnetarët e shoqatës zjarrfikëse “Ris”, si dhe dy avionë Air Tractor të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, që nga dita e djeshme janë në terren duke luftuar me flakët.
