Maqedoni

Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata

15.07.2026 09:31

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është i shtuar....

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është i shtuar.
 
Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur, respektim të sinjalistikës rrugore dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka lumenjsh dhe kanione, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen sidomos për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.