Ekonomi

Vazhdon shqyrtimi i amendamenteve për ribalancin e Buxhetit

15.07.2026 10:10

Pasdite pritet të vazhdojë shqyrtimi i amendamenteve për ribalancin e Buxhetit.

Në Komisionin Kuvendor për Financim dhe Buxhet, pasdite pritet të vazhdojë shqyrtimi i amendamenteve për ribalancin e Buxhetit.
 
Shqyrtimi i amendamenteve po zgjat prej disa ditësh, ndërsa gjithsej janë dorëzuar 224 amendamente nga deputetët e opozitës – LSDM, BDI dhe Levica.
 
Deri më tani janë refuzuar mbi 100 amendamente, ndërsa janë pranuar dy, por në formë të ndryshuar.
 
Është pranuar amendamenti i LSDM-së, me të cilin kërkoheshin 10,5 milionë denarë për sigurinë sociale të grave në bujqësi, por shumica parlamentare pranoi që shuma të rritet vetëm me 2 milionë denarë.
 
Gjithashtu është pranuar edhe amendamenti i Levicës, me të cilin kërkoheshin më shumë mjete financiare për funksionimin e linjës kombëtare SOS për viktimat e dhunës në familje. Në vend të 5 milionë denarëve të kërkuar, Ministria e Financave pranoi të ndajë 2 milionë denarë.