Maqedoni

Seancë gjyqësore për ish-drejtorin e Higjienës Komunale

15.07.2026 10:56

Në Gjykatën Penale mbahet seancë gjyqësore për ish-drejtorin e Higjienës Komunale, Sabahudin Rustemi....

Në Gjykatën Penale mbahet seancë gjyqësore për ish-drejtorin e Higjienës Komunale, Sabahudin Rustemi. Ai akuzohet se në tetor të vitit 2025 ka penguar grumbullimin në kohë të mbeturinave, ndërsa kryeqyteti ishte përballur me grumbullim të madh të mbeturinave.
 
Prokuroria vlerëson përgjegjësi edhe te Aki Saiti, menaxher për mbeturina në ndërmarrje, dhe të dy ndiqen penalisht për rrezikim të mjedisit jetësor me mbeturina.
 
Sipas Prokurorisë, Rustemi dhe Saiti me dashje nuk i kanë zbatuar planet për menaxhimin e mbeturinave komunale dhe nuk janë kujdesur për funksionalitetin e pajisjeve dhe mjeteve për grumbullimin e mbeturinave. Si rezultat, ata kanë mundësuar krijimin e deponive në sipërfaqe publike dhe rrugore.
 
Për këtë vepër penale parashihet dënim me burg nga një deri në dhjetë vjet.