Ekonomi
Çmimet e karburanteve, Mickoski: Do të ulen akcizat për karburantet
15.07.2026 14:52
Janë plotësuar kushtet për uljen e akcizave për dizelin dhe benzinin pa plumb nga e hëna...

Janë plotësuar kushtet për uljen e akcizave për dizelin dhe benzinin pa plumb nga e hëna, thotë kryeministri Mickoski, pas ndezjes së sërishme të luftës në Lindjen e Mesme, e cila shkaktoi një rritje të re të çmimeve të karburanteve. Po ndiqet gjendja në bursa dhe do të bëhet një analizë për 15 ditët e para, thotë kreu i Qeverisë. Gjendja e krizës është deri më 20 korrik.
“Mendoj se tashmë janë plotësuar kushtet, po, që nga e hëna të kemi përsëri ulje të akcizave për benzinin pa plumb dhe për dizelin. Le të presim, sot jemi më 15, të mbyllen bursat që të bëjmë një analizë për 15 ditët e para. Kështu që, mbetemi të përkushtuar ndaj asaj politike. Kemi bindshëm çmimin më të ulët të karburantit.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Përndryshe, nafta e tipit Brent arriti çmimin prej 85.24 dollarë për fuçi në bursën botërore, ndërsa nafta e papërpunuar u ngjit në 80 dollarë. Në tregun vendas, dizeli shitet për 88 denarë për litër, BS-95 për 87 denarë, kurse BS-98 për 89 denarë për litër.
ERSAN PAJAZITI
