Maqedoni

Seanca e Këshillit Ekonomik-Social

16.07.2026 11:37

Risteski,njoftoi se do të diskutohen disa pika, përfshirë programin vjetor për punën e KES-it...

Këshilli Ekonomik-Social do të mbajë seancë në Qeveri. Zëvendësministri i Ekonomisë, Marjan Risteski, njoftoi se do të diskutohen disa pika, përfshirë programin vjetor për punën e KES-it, dhe Ministria e Arsimit do të prezantojë ligjin e ri për arsimin e lartë.
 
Masat për amortizimin e situatës me çmimet e ushqimeve dhe karburanteve nuk janë në rend të ditës, por, siç tha ai, nuk përjashtohet që ato të diskutohen gjithashtu. Këshilli Ekonomik dhe Social përbëhet nga 12 anëtarë, nga katër nga Qeveria, sindikata përfaqësuese dhe shoqata përfaqësuese e punëdhënësve në nivel kombëtar.