SHBA: Propozohet armatim i rëndë në Evropë lidhur me “agresionion rus”

14.06.2015 14:13

E përditshmja New York Times i ka cituar zyrtarët amerikanë dhe ata të vendeve aleate, që kanë thënë se Shtetet e Bashkuara janë “të gatshme të vendosin tanke dhe makina luftarake të këmbësorisë dhe armatim tjetër të rëndë, për afro 5 mijë ushtarë amerikanë, në disa vende baltike dhe të Evropës Lindore”...

Mëtutje, këtë lëvizje të Pentagonit, gazeta e ka përshkruar si “më të rëndësishme në serinë e lëvizjeve” nga Uashingtoni dhe NATO-ja, për “ta zmbrapsur agresionin e mundshëm rus në Evropë”, pas okupimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë.

New York Times e ka cituar ish-komandantin suprem të forcave aleate të NATO-s, James Stavridis, i cili ka vlerësuar se ky është “ndryshim shumë domethënës në politikë”, në përpjekje për t’i risiguruar “aleatët e shqetësuar”.

Propozimi i Pentagonit duhet të miratohet nga sekretari i mbrojtjes Ashton Carter, dhe presidenti Barack Obama, raporton e përditshmja, New York Times.