Nis fushata “verë pa zjarre”, 3 muaj aktivitete për mos përhapjen e zjarreve

14.06.2015 14:57

Sektori I punëve të brendshme Shkup në malin Vodno nisi fushatën “Verë pa zjarre” me qëlim të ngritjes së vetëdijes qytetare për mos shkaktimin e zjarreve në pyje dhe hapësira të tjera të hapura...

Aktiviteti që realizohet për të shtatin vit me rradhë do të zgjasë tre muaj. 

“Aktivitetet do të vazhdojnë me shpërndarjen e fletushkave me përmbajtje domethënese drejtuar qytetarëve dhe shpërndarjen nga një shishe ujë me mesazhin simbolik, që të shfrytëzojmë ujin për ta pirë e jo për të shuar zjarrin“ – tha Biljana Milevska, shefe në SPB Shkup.

Minitrsia e punëve të brendshme projektin e realzion në bashkëpunim me Pyjet e Maqedonisë dhe policinë e pyjeve.

“Veprojmë në mënyrë preventime duke u bazuar në planet tona në nivel të shtetit. Kemi shtuar patrullimet nëpër pyje, kemi vendosur shërbime vëzhguese dhe më tej jemi të kyçur maksimalisht në shuarjen të paraqitjes eventuale të zjarreve me qëllim që flakët të mos kapin sipërfaqe më të mëdha” – tha Mirosllav Gruevski, përfaqësues i “Pyjeve të Maqedonisë”.

“Është parashikuar dënim në vlerë prej 2 mijë e 500 deri në 3 mijë euro nëse kapet personi I cili hap zjarr në pyll apo jashtë saj në largësi prej 200 metrash” – tha Koce Gruevski, zv.komandir i Policisë së Pyjeve Shkup.

Aktivitete parandaluese kundër paraqitjes së zjarreve kanë ndikuar në uljen e tyre. Vitin e kaluar ishin rregjistruar 109 zjarre në mbarrë territorin e vendit ndërsa këtë vit ky numër është vetëm 24. (Meral Ismaili, TVM2)