Rajon

Deklarata monstruoze e Paunoviqit, Kos: E habitshme që ende është ministre

16.07.2026 16:30

Kos u shpreh e befasuar me faktin se Snezhana Paunoviq vazhdon të mbajë funksionin e ministres....

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, u shpreh e befasuar me faktin se Snezhana Paunoviq vazhdon të mbajë funksionin e ministres në Qeverinë e Serbisë edhe pas deklaratave të saj lidhur me spastrimin etnik në Kosovë.
 
“Ishte shokuese të dëgjonim diçka të tillë në vitin 2026. Nuk do ta përsëris as atë që ajo tha. Ishte vërtetë tronditëse të dëgjohej një deklaratë e tillë. Nuk mund ta imagjinoj që një ministre, pas një deklarate të tillë publike, të mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj.”, ka thënë Kos.
 
Deklarata e saj se do ta spastronte etnikisht Kosovën, nëse do të ishte në krye të shtetit në vitin 1998, nxiti reagime të shumta në institucionet evropiane.