Maqedoni
Pastrimi i rrugëve magjistrale, të burgosurit angazhohen me punë
16.07.2026 16:56
Të burgosurit nga pothuajse të gjitha burgjet në vend do të angazhohen për një javë për të pastruar rrugët kryesore dhe rajonale...

Të burgosurit nga pothuajse të gjitha burgjet në vend do të angazhohen për një javë për të pastruar rrugët kryesore dhe rajonale, informoi Drejtoria e Zbatimit të Sanksioneve.
“Fushata shtatëditore e punës filloi sot dhe do të zgjasë deri më 22.07.2026 në bashkëpunim me Drejtorinë e Zbatimit të Sanksioneve dhe Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë”, në përputhje me Memorandumin e nënshkruar të Bashkëpunimit për angazhimin e punës së personave të dënuar, të cilët do të ndihmojnë në ruajtjen e higjienës së rrugëve kryesore dhe rajonale në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë.”, thanë nga Drejtoria.
Në këtë aksion pune u përfshinë disa institucione ndëshkuese dhe institucione korrektuese.
“Të dënuarit që janë të angazhuar në punë në rrugët kryesore dhe rajonale janë në afërsi të menjëhershme të institucioneve penale, ku po vuajnë dënimet e tyre dhe janë nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të anëtarëve të policisë së burgjeve.”, njoftuan nga Drejtoria.
