Sileksi mbron epërsinë minimale, sot Shkëndija – FC Europa, drejtpërdrejt në TVM2

16.07.2026 18:49

Dy klube vendore, dy ndeshje kthyese në të njëjtin orar në Shkup, por me nivele krejtësisht të ndryshme pasigurie....

Dy klube vendore, dy ndeshje kthyese në të njëjtin orar në Shkup, por me nivele krejtësisht të ndryshme pasigurie. Shkëndija sot, pret FC Europa pas fitores bindëse 5:0 në ndeshjen e parë, ndërsa Sileksi ndaj Dinamo Minsk do të mbrojë vetëm epërsinë minimale prej një goli.  Shkëndija do të luajë në stadiumin "Todor Proeski", ndërsa ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në TVM2 dhe TVM3 nga ora 20:00. Ekipit tetovar i mjafton të shmangë një mrekulli futbollistike, pasi deri më sot asnjë skuadër nuk ka arritur të përmbysë një disavantazh prej pesë golash nga ndeshja e parë. Kundërshtari i radhës për Shkëndijën tashmë është i njohur – Bravo i Sllovenisë, me ndeshjet e planifikuara për 23 dhe 30 korrik.
 
Në të njëjtën kohë, Sileksi do të luajë në qendrën stërvitore të FFM-së. Ndryshe nga Shkëndija, skuadra nga Kratova nuk ka hapësirë për qetësi, pasi ndeshjen e parë e fitoi vetëm 1:0 dhe epërsia mund të zhduket me një gol të vetëm të pësuar. Fitorja ose barazimi e kualifikojnë Sileksin. Nëse eliminon Dinamo Minskun, Sileksi në raundin e ardhshëm do të përballet me Neftçin e Bakus nga Azerbajxhani. Rezultatet nuk sjellin vetëm të ardhura financiare, por edhe pikë koeficienti për klubet dhe për Maqedoninë. Ato ndikojnë në renditjen e ardhshme, statusin e skuadrave favorite dhe rrugën e përfaqësuesve maqedonas në sezonet e ardhshme evropiane. (Gazetar:Safet Ademi)