Përmbytje në Tbilisi të Gjeorgjisë, kafshët e egra në rrugë (VIDEO)

14.06.2015 15:17

Policia gjeorgjiane sot në kryeqytetin Tblisi provon të kap kafshët e egra, të cilat shkaku i vërshimeve të cilat e kanë rrënuar kopshtin zoologjik të qytetit kanë ikur nëpër rrugë, transmetojnë mediet ruse...

Ndër kafshët e ikura janë edhe gjashtë tigra, gjashtë luanë dhe tetë arij. Gjithsejë kanë ikur mbi 30 kafshë të rrezikshme, ndërsa disa janë mbytur në vërshimet, të cilat e kanë goditur kopshtin zoologjik.

Policia afër spitalit të fëmijëve ka vrarë gjashtë ujq, ndërsa qytetarët i ka ftuar të mos i lëshojnë shtëpitë.

Në afërsi të kopshtit zoologjik kanë gjetur edhe trupat e tre personave. Në këto përmbytje jetën e kanë humbur së paku tetë persona.