“EUROBASKET 2029”- Maqedonia në grupin “F”

16.07.2026 18:53

Në Munich të Gjermanisë është hedhur shorti i fazës së dytë para-eliminatore të Kampionatit Europian për të rritur në basketboll për meshkuj...

Në Munich të Gjermanisë është hedhur shorti i fazës së dytë  para-eliminatore të Kampionatit Europian për të rritur në basketboll për meshkuj, Eurobasket 2029. Maqedonia ndodhet në Grupin F, bashkë me Qipron dhe Austrinë. Duelet e para eliminatore do luhen në muajt gusht dhe nëntor të këtij viti, si dhe në shkurt të vitit të ardhshëm. Maqedonia e kaloi fazën e parë me gjashtë fitore në po aq ndeshje, pasi mposhti nga dy herë Irlandën, Luksemburgun dhe Azerbajxhanin. Kualifikimin për në fazën kryesore të eliminatoreve të “EuroBasket 2029” do ta sigurojnë fituesit e katër grupeve.
 
FIBA Europa Cup, MZT Skopje në grupin “E”
 
Pas shortit të sotën në Munich, skuadra e MZT Skopje, ka mësuar edhe kundërshtarët e saj  për fazën e garave në grupe të FIBA Europa Cup, e cila ëhstë gara e dytë evropiane sipas cilësisë. Kampioni aktual i vendit do jetë në Grupin “E”, në përbërje të së cilit do jenë edhe skuadrat qipriote Petrolina AEK, Iraklis Greqi si dhe ato yë Vurzberg, Tartu nga Estonia dhe Xhiki Varshavë. Garat në këtë kupë evropiane do nisin me 6 dhe 7 tetor. Paraqitjen e fundit skuadra shkupjanë në kupat e FIBA-së, e kishte  para 26 viteve kur nga Kupa Radivojë Korac ishte eliminuar nga Slloboda Dita e Tuzllës.
 
Të rinjtë mbetën pa ¼ e finales në Evropian
 
Përfaqësuesja e Maqedonisë U20 në basketbollpër meshkuj shënoi fitoren e dytë në Kampionatin Evropian të Divizionit B, që po zhvillohet në Sllovaki. Pas një përmbysjeje të madhe në pjesën e dytë, basketbollistët e rinj fituan ndaj Azerbajxhanit me rezultat 67:57. Sot në evropian është dita e lirë, ndërsa nga e premtja nis faza me eliminime. Si skuadra e tretë në Grupin “A”, përfaqësuesja e shpresave vazhdon të luajë për renditja nga pozita e 9 deri në të 16-tën, dhe do përballet me Gjeorgjinë e grupit “B”. (Gazetar: Safet Ademi)