Maqedoni

Parashikimi i motit

17.07.2026 11:15

Moti sot do të jetë me diell dhe mot të nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare...

Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e pasdites, vende-vende priten kushte për reshje lokale shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
 
Temperatura minimale do të lëvizë nga 12 deri në 21 gradë, ndërsa ajo maksimale pritet të arrijë nga 31 deri në 39 gradë Celsius.
 
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Pasdite, në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të motit të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.