Maqedoni
Shtyhet votimi i propozim-ligjit për përfaqësim, opozita vijoi me replika, kërkoi datën e votimit
17.07.2026 11:39
Shtyhet votimi i propozim-ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat....

Shtyhet votimi i propozim-ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
Opozita vijoi përpjekjen për të pamundësuar miratimin e këtij ligji me replika dhe kërkesa për pauza. Ngritën dyshimin se mazhoranca po përpiqet të kontrabandojë këtë ligj, kur opozita shqiptare të mos jetë në seancë. Mirëpo, nënkryetarja e Kuvendit hodhi poshtë pretendimet për kontrabandim. Ligji ishte parashikuar të hidhej në votim një ditë më parë.
