Spitali i qytetit “8 Shtatori”, ndahen 323 vendime pune

14.06.2015 15:22

323 vullnetarë në spitalin e qytetit “8 shtatori” kanë marrë vendime pune...

Përpos mjekëve dhe infermiereve statusi i punës i është rregulluar edhe laborantëve, fizioterapistëve dhe pastruesve.

113 të punësuar do të jenë në marrëdhënie të rregullta pune nga 20 qershori, grupi I dytë nga një dhjetori i këtij viti ndërsa 97 të tjerët nga 1 shtatori i 2016-ës.

“Janë pranuar persona në 33 kategori të ndryshme në bazë të shkallës së arsimimit. Do të thotë se ngadal po mbyllen të gjitha vendet e zbazëta. Kemi pranuar 12 mjekë, 48 infermiere duke shtuar këtu fizioterapistët dhe stafin tjetër të mbetur që spitali të jetë I nivelit të njëjëtë me ndonjë spital privat” – deklaroi drejtori i spitalit të qytetit “8 Shtatori”, Sasho Stojçev.

Vullnetarët e grupit të parë janë të angazhuar në spital mbi pesë vite, ndërsa dy grupet e tjera të të punësuarve punojnë tanimë tre vite. Ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov stafit mjekësor u shprehu mirënjohje për kontributin e dhënë në këtë spital.

“Si vullnetarë në periudhën e kaluar me pagesa minimale e dikush prej jush edhe me marrëveshje në vepër në gjendje të josigurisë financiare dhe pasiguri në karrierrë, ju punuat vyeshëm, me sinqeritet dhe me një entuziazëm të madh. Ju sot me meritë fitoni mirënjohje për punën tuaj për përkushtimin tuaj dhe përqëndrimin tuaj në spitalin “8 shtatori”“, u shpreh ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Momentalisht spitali disponon me 170 mjekë mbi 235 infermiere. Me dhënien e vendimeve të  sotme pritet që spitali tiu dalë ballë të gjitha kërkesave mjekësore të pacientëve të cilët nga 2009-ta e deri më tani janë trefishuar. (Meral Ismaili, TVM2)